Ka shtëpi ku rritesh. Dhe ka shtëpi që të rrisin.
SiVala lindi nga dëshira për të krijuar një hapësirë të bukur dhe të gjallë për fëmijërinë. Një dhomë gjumi. Një krevat. Çarçafë të mirë. Një poltronë pranë dritares. Drita, tekstile, objekte dhe gjëra të vogla që e bëjnë një hapësirë të ndihet si shtëpi. Ideja lindi nga Vala, vajza ime, dhe nga pyetja se si mund t'u krijojmë fëmijëve hapësira që i ftojnë të luajnë, të zbulojnë dhe të imagjinojnë.
Jetojmë në një botë që u jep fëmijëve gjithnjë e më shumë imazhe, tinguj dhe përgjigje të gatshme. Ne duam të ruajmë vendin për atë që duhet ta zbulojnë vetë. Për prekjen. Për lojën. Për imagjinatën. Për një histori para gjumit. Për një pasdite të gjatë. Prandaj Si Vala nis nga dhoma dhe shtrihet natyrshëm në të gjithë shtëpinë: tekstile, mobilie, lodra, aroma dhe objekte të zgjedhura ose të krijuara me kujdes. Nuk kërkojmë të krijojmë shtëpi perfekte. Kërkojmë të krijojmë hapësira që jetohen, preken dhe mbahen mend. Sepse fëmijëria kalon. Ajo që mbetet janë ndjesitë.